Projektrezoluta e përgatitur nga Australia, Jordania dhe Luksemburgu për dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare në Siri i është paraqitur për diskutim e miratim Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Projektrezoluta parashikon lejimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Siri, heqjen e rrethimit nëpër qytete, dhënien fund sulmeve ajrore që realizohen nga regjimi, çarmatimin e shkollave dhe spitaleve nga ushtarët dhe armët.
Rezolutat parashikohet të miratohet në mbledhjen e nesërmeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por nuk dihet ende qëndrimi përfundimtar i Rusisë dhe Kinës, të cilat më herët janë deklaruar kundër.
Rusia me Kinën kanë përdorur veton ndaj 3 projektrezolutave të ngjashme që janë paraqitur Këshillit për miratim. Madje disa projektrezoluta nuk ishin paraqitur Këshillit për shkak të vetos ruse.