-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ukrainë: 25 të vdekur në përleshjet mes protestuesve dhe policisë

Më të lexuarat

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën si pasojë e përleshjeve mes protestuesve dhe forcave speciale natën e kaluar, në Kiev, njoftuan sot burime nga ministria ukrainase e Shëndetësisë.

Rreth 241 persona janë shtruar në spitale, si pasojë e plagëve të rënda, ndër të cilët 79 policë dhe pesë gazetarë, theksonte ministria.

Presidenti ukrainas akuzoi sot opozitën për nxitje të revoltave kundër pushtetit.

Ndërkohë, në një bilanc precedent, flitej për 18 të vdekur, ndër të cilët 9 trupa policore.

Po ashtu, një gazetar ukrainas i së përditëshmes ”Vesti”, është vrarë në afërsi të zonën së përleshjeve mes protestuesve dhe forcave policore, theksonte gazeta.

Vendi po përfshihet nga dhuna, ndërsa grupe të ndryshme manifestuesish kanë marrë kontrollin e disa ndërtesave qeveritare dhe depove të armëve në Lviv, në perëndim të Ukrainës./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit