Me sa duket, debati Android vs. iPhone nuk do të merr fund edhe për një kohë të gjatë. Megjithëse ne mund të debatojmë se cili është më i mirë e cili më i keq, shifrat e thonë të veten: Android është ende sistemi operativ më i popullarizuar në botë.
Sipas të dhënave të siguruara nga firma IDC, dominimi i Androidit në tregun e telefonisë mobile vetëm se është rritur. Në vitin 2013, pajisjet Android kanë përbërë 78.6% të dërgesave totale globale të pajisjeve — duke shënuar ngritje nga viti 2012 kur kishte 69%.
Ndërsa iOS përbën vetëm 15.2% të dërgesave të telefonave të mençur për vitin 2013, duke shënuar rënie nga viti 2012, kur kishte 18.7%. /koha/kohaislame