3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

​Vetëvrasja e dy shoqeve në Prizren, Prokuroria po heton dyshimet për shantazh

Më të lexuarat

Gati një muaj pasi një e re nxënëse e shkollës së mjekësisë në Prizren u hodh nga kati i pestë i një ndërtese, e më shumë se dy javë pas saj edhe shoqja e ngushtë ra nga kati i shtatë, Prokuroria në Prizren po heton disa pista që mund të kenë quar deri në vdekjen e dy të miturave, që deri më sot janë të cilësuara si “vetëvrasje”.

Shantazhi dhe shtytja në vetëvrasje, janë dy nga pistat të cilat është duke hetuar Prokuroria Themelore e Prizrenit, rreth vetëvrasjes së dy nxënësve të klasën e dhjetë të shkollën e mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, që ndodhen pak ditë ndërmjet vete.

Hetimet për dyshimet e mundshme i ka konfirmuar kryeprokurori i kësaj prokurorie, Admir Shala.

“Jemi duke mbledhur informacione. Sot e kemi pasur takimin me hetuesit e rastit, dhe kemi dhanë udhëzime se çka me siguru. Goxha jemi duke hetu në atë drejtim. Nuk mundemi ende me dal me naj konstatim”, ka thënë ai përmes telefonit.

Ai ka treguar se në cilësinë e dëshmitarëve deri me tani janë intervistuar dhjetëra dëshmitarë.

“Kemi intervistuar plotë, shoqe, shokë, familjarë. Me duket edhe drejtori dhe disa profesorë”, tha kryeprokurori Shala.

Rasti i parë, në Prizren ndodhi më 8 maj të këtij viti, kur viktima 16 vjeçe u hodh nga kati i pestë i një ndërtese. Pak javë më vonë, më 25 maj, nga kati i shtatë i një tjetër ndërtese u hodh edhe shoqja e saj e ngushtë, e të njëjtës moshë.

Viktima e parë kishte vizatuar në bankë një dorë e më pas e kishte kryer aktin. Pak ditë më vonë, një dorë tjetër ishte vizatuar nga viktima tjetër e cila pasi kishte përfunduar mësimin kishte vrapuar drejt ndërtesës nga e cila u hodh më pas.

E një nxënëse tjetër e të njëjtës shkollë ka përfunduar në psikiatri. Një notë e dobët në shkollë, dyshohet se ndikoi që gjendja psikike e saj të përkeqësohet.

Nga ana tjetër, banorët në Prizren, javën e kaluar, prapa kamerave, se në qytetin e tyre janë duke funksionuar disa banda kriminale që po i shantazhojnë të rinjtë në këmbim të parave.

Por, dyshime krejt tjera ka dhënë në rrjete sociale një aktiviste e shoqërisë civile. Lyde Malsori, në një reagim të saj pas dy tragjedive, ka përmendur një ekskursion që pretendon se kishin qenë nxënësit e shkollës së mesme të mjekisë “Luciano Motroni” në Prizren, në ditën kur u vetëvra e mitura a parë.

“Video të ndryshme qarkullojnë mes nxënësve ku dyshohet të jenë edhe profesorët të involvuar!!!”, thotë ajo për ekskursionin, por pa treguar përmbajtën e tyre.

“ÇFARË KA NDODHË NË ATË EKSKURZION??? ASKUSH NUK MERRET ME KËTË TRAGJEDI!!! As ne jo????!!! Edhe sikur të jenë vetëvrasje të lira(çfarë dyshoj fortë), policia e Kosovës duhet ta sqaroj këto raste deri në detajin e fundit, pa lënë dyshimin më të vogël!!!”, ka shkruar Malësori në facebook.

Por, këto pretendime, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit i ka hedhur poshtë.

“Nuk ka diçka të tillë. Po ka edhe spekulime. Por deri me tani nuk kemi gjetur diçka. Porse gjitha drejtimet janë duke u hetuar”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit