-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dhimbjet reumatike dhe moti

Më të lexuarat

Ndryshimet e shpejta të motit mund të ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve reumatike.

Tashmë një kohë dihet se moti mund të jetë një faktor shumë i rëndësishëm për shfaqjen e sëmundjeve reumatike, dhe se këtyre më shumë u përshtatet moti i ngrohtë dhe i thatë.

Por nuk ka pasur studime të mjaftueshme që edhe shkencërisht e kanë vërtetuar këto supozime të pacientëve.

Megjithatë, një studim argjentinas i realizuar në mbi 150 pacientë kohë më parë, ka konfirmuar këtë lidhje.

Pacientëve që vuajnë nga problemet reumatike u është kërkuar që çdo ditë të shënojnë ndjenjat dhe dhimbjet, derisa studiuesit kanë matur çdo ditë edhe temperaturën, shtypjen atmosferike dhe lagështinë e ajrit.

Studimet kanë treguar një shkallë të dukshme të lidhjes në mes të motit dhe dhimbjeve reumatike.

Megjithatë, studiuesit kanë arritur në përfundim se moti ndikon në dhimbjen reumatike, por jo për shkak të një klime të caktuar, por për shkak të ndryshimeve të shpejta dhe të shpeshta të saj. /Mjeku

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit