-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kujdes, policia ka nisur fushatë gjobash

Më të lexuarat

Policia Rrugore e Tiranës, ka nisur një fushatë për vendosjen e gjobave.

Këtë herë shkak është bërë shkelësit e sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e mjeteve.

Jo vetëm këmbësorët nuk respektohen nga mjetet, por edhe mjetet nuk i japin përparësi mjeteve, duke mosrespektuar normat e sjelljes dhe sinjalizimin rrugor vertikal, shkelje të cilat janë shkaku kryesor i aksidenteve rrugore me dëme materiale dhe jo vetëm, thotë policia në një njoftim.

Duke marrë shkas nga fakti që në disa kryqëzime të kryeqytetit drejtuesit e mjeteve ‘injorojnë’ sinjalizimin rrugor vertikal, duke krijuar trafik të rënduar dhe konfuzion në rrymat e trafikut, shkelje të cilat herë pas here, gjenerojnë në konflikte fizike dhe aksidente rrugore, Policia Rrugore e kryeqytetit monitoroi disa nga kryqëzimet më problematike dhe për rreth dy orë, konstatoi dhe procedoi administrativisht 64 drejtues mjetesh të cilët u verifikuan nga efektivët e rrugores, në shkelje të normave të sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.

Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë javës, sipas problematikës dhe shqetësimeve të qytetarëve adresuar Policisë së Shtetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit