3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ushtria e Jemenit merr kontrollin mbi aeroportin Al-Hudaydah

Më të lexuarat

MARIB (AA) – Ushtria jemenase në koordinim me ushtrinë e Arabisë Saudite ka marrë aeroportin Al-Hudaydah, deklaroi komandanti ushtarak i Jemenit, Abu Zaraa al-Mahrami, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se forcat e tyre janë duke pastruar rrethin e aeroportit nga rebelët.

Agjencia mediale shtetërore Saba citoi një komandant ushtarak i cili konfirmoi se forcat qeveritare morën kontrollin mbi aeroport pas përleshjeve vdekjeprurëse me rebelët.

“Ushtria nacionale tërësisht kontrollon aeroportin Al-Hudaydah”, tha Abu Zaraa al-Mahrami.

Agjencia Saba bëri të ditur se rebelët e tjerë Huthi janë arratisur nga aeroporti.

Lideri i rebelëve Husa Mohamed al-Bakhiti tha se lufta për aeroportin ende zgjat në jug të aeroportit.

Javën e kaluar, ushtria e Jemenit, nën udhëheqjen e Arabisë Saudite nisi një operacion të madh për të marrë kontrollin e aeroportit Al-Hudaydah, që ishte nën kontroll të rebelëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit