Presidenti Erdoan reagoi ndaj vendimit e Austrisë për mbylljen e 7 xhamive në fjalimin e tij mbajtur në një program iftari, organizuar në Stamboll nga Platforma e Vullnetit Civil të Lindjes dhe Juglindjes (Doğu ve Güneydoğu Sivil İrade Platformu).
“Kështu që Bota Perëndimore në veçanti duhet ti sjellë në binarë këta njerëz. Nëse nuk e bëjnë atëherë këto llogari do të evoluojnë për t’u zgjidhur në një mënyrë tjetër. Çfarë thonë? Do të nxjerrin jashtë Austrisë klerikët tanë me detyrë atje. Po ne do të rrimë duarlidhur nëse ju e bëni një gjë të tillë? Kjo nënkupton që edhe ne do të bëjmë diçka”,- u shpreh Erdogan.