Në ndihmë të popullit që vuan për shkak të motit të ftohtë dhe urisë, ka ardhur përsëri populli i Anadollit.
Mizoria në Siri vazhdon të marrë jetë. Ndërsa ata që mbijetojnë përballen me urinë dhe të ftohtin. Populli i Anadollit ka mbledhur ndihma të ndryshme njerëzore dhe mundohen të fashojnë sado paka plagët e popullit sirian.
27 ton ingredientë buke janë dërguar nga donatorët në Amasja, ndërkohë që edhe populli i Konjas ka mbledhur ushqime dhe ndihma të tjera njerëzore që i kanë ngarkuar në 15 kamionë.
75 ton ndihma të mbledhura në Samsun u nisën nga Sheshi Demokracia Adnan Menderes. Edhe rrethi i Sinopit nisi 4 kamionë me ushqime kurse Tokat dërgoi 3 kamionë.
Në fushatën “Kam Nevojë për Ty” në Aksaraj, u dërguan 2 kamion plot me ushqim, farmaci dhe ushqime për foshnjat. Ndërkaq fushata të ndryshme për ndihma njerëzore kanë filluar edhe në Zongulldak dhe Kytahja./trt/kohaislame