-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Përse shenja STOP ka tetë kënde?

Më të lexuarat

Shenja e parë STOP ka qenë e vogël, e bardhë dhe katror, ngjashëm me shenjën e sotme të kuqe me të cilën jemi mësuar.

Në fillim të shekullit të 20-të, rrugët kanë qenë në kaos. Për shoferët nuk ka qenë e nevojshme leja, linjat dhe shiritat nuk kanë ekzistuar, ndërkaq shenjat STOP ende nuk ishin shpikur.

Kur shenja e parë zyrtare e ndalimit është shfaqur në Detroit, më 1915, ishte e vogël, e bardhë dhe katror, ngjashëm me oktogonin e tashëm të kuq të cilin mund ta shihni gjithandej.

Më 1923, Dega e autostradës Misisipi ka propozuar ndryshimin: Çfarë do të ndodhë nëse forma e shenjës mund të shënojë ndonjë lloj rreziku para nesh?

Logjika ishte e thjeshtë: Sa më shumë kënde të ketë shenja, do të jetë edhe më e rrezikshme pjesa vijuese e rrugës.

Rrathët (për të cilët konsiderohet që kanë anë të pafundme) kanë shënuar rrezikun më të madh, si p.sh. të kalimeve hekurudhore.

Oktogoni ka shënuar rrezikun e dytë sipas radhës, siç janë udhëkryqet.

Diamantet kanë shënuar kalim më pak të vështirë, ndërkaq kënddrejtët kanë qenë ekskluzivisht informues.

Edhe sot e kësaj dite i përdorim këta parametra, edhe pse askush nuk e di përse bash kjo mënyrë përdoret.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit