-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdogan: Kemi goditur vendet ku takohen anëtarët e PKK-së

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan porositi të shtunën në mbrëmje se në kuadër të operacioneve në Kandil kanë goditur vende ku anëtarët e organizatës terroriste kanë mbajtur takime, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ende nuk kemi marrë rezultatet, por me siguri janë goditur”, ka thënë mbrëmë Erdoğan, gjatë vizitës në një televizion lokal.

Ai rikujtoi se vazhdojnë operacionet në Kandil, në veri të Irakut, të drejtuara kundër PKK-së. Presidenti Erdoğan tha se atje, si hap i parë, janë goditur 10 pika të rëndësishme me 20 avionë.

Erdoğan theksoi se vazhdojnë me aktivitetet e inteligjencës sa i përket rajonit në fjalë.

“Në saje të aktiviteteve të reja, kemi marrë informacione të reja. Me informacionet e reja kemi kryer operacionet. Në operacionet e reja kemi goditur pika të rëndësishme ku janë mbajtur takime. Këtë për herë të parë e ndaj me ju”, ka thënë presidenti turk.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse në rajonin e goditur ka pasur emra të rëndësishme, Erdoğan tha se ka gjasa të mëdha.

Malet Kandil, Gara, Metin, Avashin-Basyan, Hakurk dhe Zap shtrihen në veri të Irakut përgjatë kufirit Irak-Turqi. Kjo është një zonë e cila njihet si djepi i lëvizjes terroriste të PKK-së.

Forcat turke kanë nisur një luftë gjithëpërfshirëse kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë për të tretin vit, si dhe në veri të Irakut dhe Sirisë.

Veprimet antiterroriste në rajonet kufitare të Irakut dhe Sirisë bazohen në të drejtat e Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare për vetë-mbrojtje dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.

Operacionet kryhen duke respektuar integritetin territorial të vendeve fqinje dhe me qëllim të neutralizimit të kërcënimit terrorist.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit