9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Turqia dhe Izraeli afër arritjes së marrëveshjes për kompensim

Më të lexuarat

Turqia dhe Izraeli po i afrohen normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe, për herë të parë që nga një sulm izraelit në vitin 2010 që la të vrarë tetë shtetas turq, dhe një amerikan me origjinë turke në ujërat ndërkombëtare, ka thënë të dielën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutollu.

Davutollu tha se vendet po negociojnë një marrëveshje për kompensimin e viktimave të sulmit, i cili kishte shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

“Kompensimi do të jetë një hap i rëndësishëm. Periudha aktuale shënon pikën ku ne jemi më së afërmi për normalizimin e marrëdhënieve,” tha Davutollu gjatë një programi televiziv ku ai foli për çështjet aktuale në politikën e jashtme turke.

Ministri shtoi se marrëveshja mund të hapë rrugën për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës, gjë të cilën flotilja kishte për qëllim ta bënte këtë para se ajo të ndalohej nga komandot izraelitë./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit