NEW YORK (AA) – Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio, organizoi iftar për komunitetin musliman në New York, raporton Anadolu Agency (AA).
Në iftarin e organizuar në oborrin e rezidencës zyrtare të Bashkisë, Gracie Mansion, muslimanët së pari falën namaz dhe më pas bënë iftar.
Në programin e iftarit morën pjesë edhe konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në New York, Ertan Yalçın dhe përfaqësuesit e komunitetit turk.
Blasio gjatë fjalimit në aktivitet tha se njëri prej programeve kryesore të organizuara çdo vit është iftari i shtruar në Ramazan, duke shtuar se ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për New Yorkun.
Falënderoi muslimanët amerikanë
Blasio kritikoi qëndrimin e Presidentit të SHBA-ve, i cili sipas tij nxit shprehjet islamofobike dhe raciste, duke shtuar se SHBA-të dhe New Yorku nuk është një vend i cili përjashton muslimanët.
Duke u shprehur se numri më i madh i muslimanëve të SHBA-ve ndodhen në New York, Blasio falënderoi muslimanët për kontributet e tyre për New Yorkun.
“Mesazhi im i sotshëm për muslimanët: ndiejeni veten në siguri sepse jeni të dashur, të respektuar dhe të mbrojtur ”, tha ai.