Sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri sot pranoi se presidenti sirian Bashar al Asad po përparon në fushën e betejës, por mohoi se politika amerikane në Siri po përjeton mossukses.
“Është korrekte të thuhet se Asadi pak e rregulloi pozicionin e tij. Por ende nuk fiton”, theksoi Keri në intervistë për Si-En-En. Megjithatë ai kategorikisht theksoi se politika amerikane në Siri nuk ka përjetuar mossukses edhe krahas numrit gjithnjë e më të madh të viktimave në përleshjet trevjeçare.
“Politika në Siri është vetëm përplot me sfida dhe tejet e vështirë”, shtoi Keri. Departamenti i Shtetit në fillim të javës i përgënjeshtroi raportet se Keri në takim privat me kongresmenët se ka ardhur koha për ndryshim të strategjisë në Siri, ku në përleshjet rreth 136 mijë persona e kanë humbur jetën, ndërsa miliona i braktisën shtëpitë e tyre.
“Nuk dua të arsyetohem. Dua që e gjithë kjo më shpejt të ndodhë. Duam të jetë më mirë. Por, dua të theksoj se diplomacia është punë e vështirë, e ngadalshme dhe e lodhshme”, theksoi Keri./portalb/kohaislame