-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Uka, djali i Rugovës në gjykatë

Më të lexuarat

I prangosur dhe nën masa të larta sigurie, pjestarët e “EULEX”-it dhe policise kosovare derguan para trupit gjykues deputetin Ukë Rugova, djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Bashkë me 9 të dyshuar të tjerë, ai doli para Gjykatës Themelore, ku prokurori i çështjes kërkoi caktimin e mases së paraburgmit prej 30 ditësh, ndërsa seanca vijoi me dyer te mbyllura.

Ukë Rugova është arrestuar të mërkurën pas një aksioni të policisë së “EULEX”-it, të cilët kanë hetuar një grup kriminal që ka dhënë viza në ambasadën italiane në Kosovë.

Grupi i të dyshuarve për krim të organizuar ekonomik dhe keqpërdorim të funksioneve zyrtare, që tashmë identifikohet si grupi “Ukë Rugova” dyshohen për shitblerjen e vizave Shengen përmes ambasadës italiane në Prishtinë. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit