-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Sudan: I dërguari i SHBA-ve detyrohet të jap dorëheqje pasi pranoi Islamin

Më të lexuarat

Burime sudaneze të mediave lokale thanë se i dërguari i SHBA-ve u detyrua të jap dorëheqjen pasi ai u kthye në Islam.

I ngarkuari me punë i SHBA-ve në Khartum, Joseph D Stafford, dha dorëheqje nga posti i tij pas konvertimit në Islam, kanë thënë burimet e mediave lokale sudaneze.
Stafford tha se dorëheqja e tij është bërë për “arsye personale”, por burime sudaneze deklaruan se i dërguari u detyrua të jap dorëheqje pasi ai u kthye në Islam.
Burimet thanë se Stafford ka bërë disa vizita në selinë e Ansar al-Sunetit në Sudan dhe ka krijuar marrëdhënie të ngushtë me një numër të klerikëve sudanez përmes këtyre vizitave.
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka bërë asnjë deklaratë për të konfirmuar ose të mohojë lajmin mbi Joseph Stafford.
Pas dorëheqjes së tij, Stafford botoi një artikull në Sudan Tribune dhe tha: ” Gruaja ime dhe unë kemi qenë shumë me fat që kemi takuar kaq shumë njerëz të mrekullueshëm në të gjithë Sudanin, që ndajnë një dëshirë të madhe dhe vullnet për të përmirësuar komunitetin e tyre. Ne gjithmonë do t’ju kujtojm juve dhe vendin tuaj, dhe unë e di që ju do të vazhdoni me punën tuaj të palodhshme për një jetë më të mire, ashtu siç thoni ju ‘Fi Kulu Harakah Baraka’ (arabisht për ‘në çdo lëvizje ka bekim’ ).”
SHBA nuk ka emëruar ambasador në ambasadën e saj në Kartum që nga viti 1998 dhe ka mbajtur përfaqësimin e saj atje vetëm përmes të ngarkuarve me punë, pavarësisht kërkesës së Sudanit që kjo të ndryshohet./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit