1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kosovari vret ish gruan në sy të nipërve e mbesave në Vjenë

Më të lexuarat

Një 67 vjeçar shqiptar nga Kosova, të dielën ka vrarë ish gruan e tij me thikë në Vjenë të Austrisë.

Sipas policisë, 59 vjeçarja shqiptare, është vrarë me thikë rreth orës 13:00, nga ish bashkëshorti.

Çifti shqiptar nga Kosova, prej vitesh po jetonin ndaras ndërsa mësohet se ai e kishte përcjellë ndërkohë dhe pastaj e kishte therur, në Favoriten të Vjenës.

Dëshmitarët thonë se janë përpjekur ta ndalojnë dorasin por pa sukses, shkruan krone.at

Po ashtu edhe njësitë e shpëtimit të ardhura në vendin e ngjarje ndonëse kanë provuar të bëjnë rianimimin, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç se të konstatojnë vdekjen.

Viktima ishte nisur të shkonte në park me nipërit dhe mbesat e saj. “Kush mund të mendonte se ai ishte aty”, thotë dëshmitarja.

67 vjeçari është ndaluar nga policia dhe atij i është konfiskuar një thikë, arma me të cilën ka bërë vrasjen.

Policia, nuk ka dhënë më tepër detaje, por që tanimë, po merret specifikisht me rastin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit