1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Edhe dy yje në flamur!?

Më të lexuarat

Përfshirja kroatëve si komunitet kushtetues pritet të bëhet në bazë të ndryshimeve që i janë bërë së fundi Ligjit për të drejtat e komuniteteve, ka njoftuar Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga
Sipas tij, përveç kroatëve, në Kushtetutë do të përfshihet edhe komuniteti malazez.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për ndryshime kushtetuese, Arsim Bajrami i ka thënë gazetës “Tribuna Shqiptare” se deri tash ka pasur vetëm deklarata politike, pasi që ende zyrtarisht nuk ka pasur një kërkesë të tillë.

Flamuri i Kosovës ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu.

Yjet zyrtarisht nënkuptojnë gjashtë grupimet kryesore etnike në Kosovë: shqiptarët me mbi 92 për qind; serbët; turqit; goranët; romët (shpesh të grupuar me Ashkalinjtë dhe Egjiptianët) dhe boshnjakët.

Jo zyrtarisht, yjet thuhet se nënkuptojnë territoret ku ka popullsi autoktone shqiptare: Shqipëria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit