1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

TIKA vazhdon ndihmat humanitare për myslimanët e Arakanit edhe gjatë muajit të ramazanit

Më të lexuarat

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dha ndihma ushqimore për myslimanët e Arakanit edhe me rastin e muajit të ramazanit.

 

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dha ndihma ushqimore për myslimanët e Arakanit edhe me rastin e muajit të ramazanit.

Sipas deklaratës së bërë nga TIKA bëhet e ditur se 25 mijë arakanasve i  janë shpërndarë ndihma ushqimore dhe u zhvillua program iftari për 1.500 persona.

Mahmut Çevik, udhëheqës i departamentit të TIKA-s për Ballkanin dhe Evropën Lindore (BADA) në fjalimin e mbajtur në programin e iftarit u shpreh në lidhje me shqetësimet që përjetojnë myslimanët e Arakanit dhe nënvizoi se rezultati i çdo dhimbjeje dhe durimi do të sjellë një lumturi të madhe.

Ai tha se duke filluar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip  Erdoğan) dhe të gjitha institucionet përkatëse në Turqi, janë bërë zëri i klithmave të heshtura të myslimanëve të Arakanit.

“Autoritetet turke paralajmëruan tërë botën islame dhe vendet e zhvilluara për të mos heshtur ndaj kësaj mizorie dhe e sollën këtë çështje në rendin botëror. Turqia, që dje ishte pranë jush do të vazhdojë të jetë edhe sot edhe nesër pranë jush (myslimanëve të Arakanit) tha Çevik.

Edhe Koordinatori i TIKA-s në Bangladesh, Refik Çetinkaya i uroi një ramazan të mbarë myslimanëve të Arakanit.

Nga ana tjetër, përpara fillimit të programit të iftarit, autoritetet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim vizituan shtëpitë e myslimanëve të Arakanit dhe dëgjuan problemet e njerëzve të rajonit. Në këtë kuadër ata shpërndanë edhe ndihma ushqimore dhe dhurata për fëmijët.

Sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara, që nga 25 gushti e deri më sot, 688 mijë myslimanë të arratisur nga dhuna në Mianmar, janë strehuar në Bangladesh.

Mendohet se ndërkohë që në vitet 1970 në Arakan jetonin 2 milionë myslimanë dhe për shkak të arratisjeve si pasojë e dhunës sistematike, sot ky numër ka rënë në 350 mijë.

Sipas pamjeve satelitore të publikuara nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, në rajon u dogjën mbi 350 fshatra, që i përkasin myslimanëve.

TIKA, nën kushte shumë të vështira jep ushqim të ngrohtë për 6 mijë persona në ditë të strehuar në kampe si dhe shpërndan ndihma ushqimore për mijëra myslimanë arakanas të tjerë.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në periudhën në vijim planifikon të zbatojë projekte që sjellin fitim për këta persona në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit