0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kryetari i bashkisë së Selanikut dhunohet nga nacionalistët ekstremistë (VIDEO)

Më të lexuarat

Kryetari i Selanikut Janis Butaris është shtruar në spital, pasi ishte sulmuar nga nacionalistë ekstremistë duke i shkaktuar lëndime në kokë, duar dhe këmbë.

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Genocidit të Pontëve, popullsisë ortodokse me prejardhje greke, e cila u dëbua me dhunë nga trojet e saj në Azinë e Vogël, prej turqve, dhe ku si pasojë gjetën vdekjen rreth 340 mijë persona.

Ndërsa kryebashkiaku Butaris ka mbërritur për të ndjekur si gjithë qytetarët pjesë nga ceremonia, disa persona të panjohur e kanë dhunuar duke e qëlluar me mjete të forta, me grushte e shkelma, duke e shtyrë dhe duke hedhur drejt tij sharje.

Kryetarja e Kuvendit të qytetit Kalipso Gull ka thënë se më shumë se dhjetë persona i janë afruar 75- vjeçarit Butaris duke i thënë ta braktis ngjarjen, ndërsa më pas e kanë sulmuar me shishe. Butaris është i njohur për qëndrimin e tij të fortë anti-nacionalist.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit