1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Arabia Saudite, arrestohen 7 persona për “cenim të sigurisë”

Më të lexuarat

RIJAD (AA) – Së paku shtatë persona janë arrestuar në Arabinë Saudite nën dyshimin se në mënyrë të organizuar kanë vepruar me qëllim të prishjes së stabilitetit dhe sigurisë së këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia saudite e lajmeve SPA, duke iu referuar deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Sigurisë, bëri të ditur se janë arrestuar shtatë persona që kanë marrë pjesë në punimet organizative, duke shkelur më pas vlerat fetare dhe nacionale.

Theksohet se qëllimi i personave të arrestuar ka qenë siguria dhe stabiliteti i vendit.

Po ashtu theksohet se personat e arrestuar ngarkohen se “me të huajt kanë realizuar kontakte të dyshimta, dhe kanë siguruar mbështetje financiare për elementët armiqësorë jashtë vendit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit