-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Fatmir Limaj: Nuk e njoh më PDK-në

Më të lexuarat

Limaj sqaroi edhe pozicionin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Jam njëri ndër themeluesit e PDK-së, dhe e kam Zotin deshmitar dhe bashkëpuntorët që unë kam bërë shumë për këtë parti, s’kam kursyer asgjë , kam besuar në Partinë Demokratike dhe në vlerat e saj. Kjo është një parti që ka pësuar trauma të mëdha, duke humbur zgjedhjet 4 herë radhazi, dhe ajo parti nuk është dorëzuar asnjëherë derisa kemi ardhur deri te fitorja. Të gjithë kemi dhënë kontributin tonë, së bashku me simpatizantët e PDK-së. Ka qenë në interesin e Kosovës, që të fitoj PDK-ja, pasiqë ka udhëhequr procese të rëndësishme
“Unë nuk e njoh më Partinë Demokratike të Kosovës, që nga 2009 e deri në ditët e sotme. Vlerat e kësaj partie tashmë për mua janë të panjohura”

Limaj ka folur edhe për situatën e krijuar në Univeristetin e Prishtinës. Sipas tij, problemi e këtij Universiteti nuk është vetëm rektori.
“Nuk zgjidhet problemi vetëm me shkarkimin e rektorit, por duhet ndëshkuar të gjithë ata që kanë krijuar një situatë të tillë në Universitet. Prandaj, duhet të drejtohemi tek gjykatat për të gjithë ata që kanë krijuar një situatë të tillë”, ka thënë Limaj.
Prandaj nuk duhen të bëhen ndjekje selektive, që të mos gjykohet vetëm një person, por të gjithë ata që janë përfshirë në korrupsion ose çfarëdoqoftë, e jo si në rastin tim.
Ai poashtu ka kërkuar që të mos bëhet presion në gjykata.
“Lerëni gjykatësin ta bëjë punën e tij, mos I bëni presion”, është shprehur Limaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit