-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Policia i sekuestron ish-kryeministrit 72 çanta me bizhuteri

Më të lexuarat

Policia maljaziane sekuestroi sot 72 çanta me bizhuteri të çmuara dhe para, si dhe 284 çanta dore luksoze, që mendohet se i përkasin ish-kryeministrit Najib Razak, njoftoi sot agjencia zyrtare shtetërore “Bernama”.

Najib, i cili humbi papritur zgjedhjet javën e kaluar, është akuzuar për përvetësimin e miliona dollarëve nga fondi shtetëror për zhvillim 1MDB.

“Ky aksion është shtrirë edhe në godinat luksoze të lidhura me hetimet që po kryhen për 1MDB-në dhe policia do të punojë për të përcaktuar vlerën e këtyre të mirave materiale”, deklaroi, Amar Singh drejtori i Departamentit të Hetimit të Krimit Tregtar, sipas “Bernama”, rapoton ata.

“Çantat e dorës janë të markave luksoze si ‘Hermes’ dhe ‘Louis Vuitton’ si dhe në një prej rezidencave të Najib është gjetur një kasafortë prej hekuri ku ende po punohet për ta hapur”, tha Singh.

Ai shtoi gjithashtu se është duke u hetuar gjithësej në gjashtë prona si pjesë e hetimit të 1MDB-së.

Nga ana tjetër Najib ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion dhe në një hetim të mëparshëm qeveritar kishte dalë i pafajshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit