-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Slloveni, 90000 familje pa energji elektrike për shkak të dëborës

Më të lexuarat

Që prej ditës së shtunë, reshjet e dendura të dëborës kanë goditur pjesën më të madhe të Sllovenisë, duke bllokuar hekurudhat dhe rrugët nacionale, ndërsa ka lënë pa energji elektrike 90 mijë familje.

Në rajonin Postojna, që gjendet rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit slloven, i gjithë rrjeti energjetik, ka pësuar dëmtime.
Kjo si pasojë e peshës së akullit dhe borës, ose drurëve të rrëzuar, kurse ekipet nuk po mundin të riparojnë rrjetin për shkak të motit të keq.
“Kjo është një katastrofë e shkallës së gjerë”, ka thënë kryeministrja Alenka Bratusek pasi vizitoi rajonin Postojna të dielën.
Ajo u zotua se qeveria do të kërkoj ndihmë nga Bashkimi Evropian për t’ë sjell gjeneratorë.
Edhe në zonat përreth Lubjanës, Celje dhe Mariborit, raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike./oranews/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit