3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Astana, pritet takimi direkt i delegacionit të regjimit sirian dhe opozitës

Më të lexuarat

ASTANA (AA) – Kreu i delegacionit rus në bisedimet e paqes për Sirinë në Astana, Alexander Lavrentiyev deklaroi se mosardhja e delegacionit të SHBA-së tregon se Washingtoni ka hequr dorë nga përpjekja për një zgjidhje paqësore të krizës në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Dje me takime dypalëshe në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, filloi raundi i nëntë i bisedimeve të paqes për Sirinë ndërsa në takim sot pritet pjesëmarrja e të gjitha palëve.

Delegacionet e vendeve garantuese të procesit Turqia, Rusia dhe Irani dje kanë mbajtur konsultime të ndërsjella, kurse këtë mëngjes në Astana arriti edhe delegacioni i opozitës siriane.

Delegacioni përbëhet nga 24 përfaqësues të grupeve opozitare nga të gjitha pjesët e Sirisë, ndërsa shef i Delegacionit është ish-kryeministri i qeverisë së përkohshme të Sirisë, Ahmet Tuma.

Në orët e pasdites do të mbahet takimi qendror, ku delegacioni i regjimit sirian dhe opozitës do të ulen në tryezë. Përveç delegacioneve të vendeve garantuese si vëzhgues në negociata do të marrë pjesë dhe i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura dhe delegacioni i Jordanisë.

– Palët arrijnë marrëveshje mbi deklaratën përfundimtare

Palët në mbledhjen e 9-të të Astana-s, kanë arritur marrëveshje mbi deklaratën përfundimtare.

Sipas informacionit të marrë nga burimet që marrin pjesë në mbledhje, në bisedime është diskutuar për mbrojtjen e armëpushimit në Zonën e Deeskalimit të Tensioneve të Idlibit.

Palët janë dakorduar mbi rëndësinë dhe vazhdimin e mandatit të pikave të vëzhgimit të krijuara nga Turqia në Idlib, në kuadër të misionit për vëzhgimin e armëpushimit.

Nga ana tjetër mësohet se është arritur avancim në mbledhje e dytë të djeshme të grupit të punës së formuar për lirimin e personave të privuar nga liria, ndërsa është vlerësuar se mbledhja e tretë të mbahet muajin e ardhshëm në Turqi.

Në deklaratën përfundimtare është pasqyruar edhe qëndrimi i përbashkët mbi elemente siç, uniteti dhe integriteti i Sirisë, roli i Zonave të Deeskalimit të Tensioneve në zvogëlimin e dhunës dhe vazhdimin e armëpushimit në vend, sigurimi i kushteve të nevojshme për kthimin e migrantëve, lufta e përbashkët kundër terrorizmit, përshpejtimin e përpjekjeve për krijimin e komitetit kushtetues nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.

– Delegacioni i SHBA-ve nuk iu përgjigj bisedimeve të Astana-s

Kreu i delegacionit rus dhe i dërguari i posaçëm i presidentit të Rusisë Vladimir Putin, Alexander Levrentiev mbrëmë ka thënë se Washingtoni shihet se ka hequr dorë për të mbështetur përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës në Siri në mënyrë paqësore.

Procesi negociues i bisedimeve të paqes në Astana ishte inicuar në janar të vitit të kaluar ndërsa vendet garantuese janë Turqia, Rusia dhe Irani. Takimi i fundit, raundi i tetë i bisedimeve u mbajt në dhjetor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit