3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Tërnava uron për Muajin e Ramazanit, thotë se ky muaj është shkollë humanizmi

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosvës (BIK), Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë si në Kosovë po ashtu edhe në diasporë, për hyrjen e muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Ai në konferencën e mbajtur për media ka folur për të mirat dhe dobitë të cilat i sjellë agjërimi, duke thënë se ky muaj është rrezatim i mëshirës së Zotit ndaj njeriut.

“O besimtarë agjërimi u është bërë obligim, sikurse atyre që ishin para jush, në mënyrë që të ruheni nga të këqija dhe të jeni më të devotshëm’. Kështu na porositë Zoti në librin e tij. Ky muaj synon që besimtarë që shton lidhjen me Krijuesin e tij dhe respektimin e fjalës dhe porosive të tij”, ka shtuar Tërnava.

Sipas tij, agjërimi është proces që gdhend tiparet e moralit, e në veçanti është kohë duhet të dëshmojmë vetëpërmbajtje dhe maturi.

“Agjërimi është shkollë humanizmi, ndikojnë në zbutjen e varfërisë dhe lidhjes më të tjerët. Kjo është karakteristikë vetëm e Ramazanit dhe jo muajve të tjerë. Abstenimi nga ushqimi dhe pija është bërë për t’ua kujtuar atyre që kanë pasuri shijen e hidhur të mospasjes”, ka shtuar Tërnava.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit