Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), përmes një komunikate për media ka njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e mërkurë më 16 maj 2018.
Më tutje në këtë njoftim theksohet se me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.
“Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, përfundon komunikata.