Mohamed Salah ka shënuar në sfidën ndaj Brighton, për të kaluar Liverpoolin në epërsi 1:0.
Në Premierligë po luhet xhiroja e fundit e këtij sezoni.
Liverpool në minutën e 26’ ka kaluar në epërsi përmes Salah.
Ky ishte goli i 32-të i Salah këtë sezon në Premierligë.
Egjiptiani hyn në histori të Premierligës duke u bërë lojtari me më së shumti gola brenda një sezoni.
Ai në këtë rekord lë pas Cristiano Ronaldon, Alan Shearer e Luis Suarez, që kanë shënuar nga 31 gola.