3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arabia Saudite do të pajiset me armë bërthamore nëse Irani vazhdon me programin bërthamor

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adil el-Xhubejr, tha se marrëveshja bërthamore me Iranin është “me mangësi dhe nuk përfshin programin raketor balistik të Iranit”.

 

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adil el-Xhubejr, tha se edhe vendi i tij do të pajiset me armë bërthamore në rast se Irani rikthehet në programin bërthamor.

Duke folur për televizionin CNN në lidhje me tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Xhubejr tha se marrëveshja bërthamore me Iranin është “me mangësi dhe nuk përfshin programin raketor balistik të Iranit”.

Xhubejr tha se kjo marrëveshje gjithashtu nuk pengon mbështetjen e Iranit ndaj terrorizmit dhe ndërhyrjen e tij në vendet e rajonit, arsye për të cilën ai tha se mbështesin vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump.

Në rast se Irani i rikthehet programit të tij bërthamor, atëherë edhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) duhet të tërhiqen nga marrëveshja dhe të zbatojnë sanksione kundër Iranit, u shpreh ndër të tjera shefi i diplomacisë saudite Xhubejr, i cili në pyetjen nëse Arabia Saudite do të zhvillojë bombë bërthamore, tha se “Në rast se Irani arrin kapacitetin për të prodhuar armë bërthamore, edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë dhe çfarë të jetë e nevojshme për të mbrojtur popullin tonë”.

Xhubejr shtoi gjithashtu se Irani duhet t’i japë fund furnizimit të militantëve Huthi në Jemen me raketa balistike.

Presidenti amerikan Donald Trump dy ditë më parë deklaroi tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore të arritur me Iranin dhe paralajmëroi rizbatim më të fuqishëm të sanksioneve ekonomike ndaj Iranit të pezulluara në vitin 2015. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit