0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Policia turke shkatërroi një celulë të FETO-s në Afyonkarahisar

Më të lexuarat

Në kompjuterin dhe memorien e jashtme (USB), e cila u gjet në një celulë të njërit nga drejtuesit e organizatës terroriste FETO/PDY në qytetin Afyonkarahisar u zbuluan informacione të adresave dhe identitetet e 49 milionë qytetarëve votues nga lista e votimeve të vitit 2009.

Sipas informacioneve të marra mësohet se me arrestimin të edhe një personi tjetër është rritur në 37 numri i personave të dyshuar ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti në kuadër të hetimeve të nisura nga Kryeprokuroria e Afyonkarahisar kundër “shtëpive sekrete” ku fshihen anëtarët e FETO-s.

Në mesin e të arrestuarve thuhet se ndodhen edhe anëtari i FETO-s me inicialet R.A. përgjegjës për Afyonkarahisar si dhe T.M. dhe ndihmësit e tij që dyshohen se përgatisnin karta identiteti për anëtarët e organizatës në arrati.

Në kompjuterin dhe memorien flash të konfiskuar të personit me iniciale T.M. janë gjetur lista me informacione të adresave dhe identitetet e 49 milionë qytetarëve votues nga lista e votimeve të vitit 2009. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit