-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Erdoğan: Turqia do të jetë gjithnjë e më e fuqishme

Më të lexuarat

“Mund të shihni se çfarë ka bërë Franca kohët e fundit kundër Turqisë. Nëse ju pengon se Turqia po bëhet më e fortë dhe më e fortë, nëse ju pëlqen apo jo, ne do të bëhemi gjithnjë e më të fortë”

 

STAMBOLL (AA) – “Ju pëlqen apo jo, Turqia do të vazhdojë të jetë gjithnjë e më e fuqishme”, ka thënë Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyp Erdoğan sot në Stamboll, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e mbylljes së takimeve ndërkombëtare të studentëve, e organizuar nga Federata e Shoqatave Ndërkombëtare Studentore (UDEF), raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur rreth studentëve nga jashtë të cilët shkollohen në universitetet në Turqi, Erdoğan tha se në vendin e tij aktualisht për studime të ndryshme qëndrojnë 115 mijë studentë nga jashtë dhe se qëllimi është të arrihet numri prej 350 mijë studentëve.

“Qëllimi ynë është të hyjmë në mesin e pesë vendeve me më së shumti studentë të huaj”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se janë marrë masat e nevojshme parandaluese që nga pranimi i studentëve, procesit të studiuarit, dhe deri në diplomimin e tyre, ashtu që studentët të mos shfrytëzohen nga organizatat terroriste FETO, e cila, siç u tha, është armik i Islamit dhe Turqisë.

“Shqipëria për fat të keq është nën një lloj të pushtimit të organizatës terroriste FETO. Sigurisht, ne vazhdojmë bisedimet. Herët a vonë ne do ta shkatërrojmë këtë lëvizje. Çdo ditë ne avancojmë, Fondacioni ynë Maarif në Shqipëri vazhdon procesin e marrjes së kontrollit ndaj institucioneve të atjeshme arsimore”, tha Erdoğan.

Duke komentuar rreth qëndrimit të Francës ndaj Turqisë, ai tha se i pëlqen apo nuk i pëlqen Francës, vendi i tij do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm.

“Mund të shihni se çfarë ka bërë Franca kohët e fundit kundër Turqisë. Nëse ju pengon se Turqia po bëhet më e fortë dhe më e fortë, nëse ju pëlqen apo jo, ne do të bëhemi gjithnjë e më të fortë”, ka thënë Erdoğan.

Erdoğan gjithashtu kritikoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Ne tani pyesim 196 vendet: Vallë ju nuk keni të drejtë të jeni anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së?’ Pesë anëtare të përhershme, 15 anëtare të përkohshme dhe 20 anëtare, të gjithë këto 20 anëtare të jenë të përhershme dhe të shkohet në sistemin e rrotacionit. Të gjitha këto 20 anëtare të jenë anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kështu që do të jetojë anëtarësimi i 196 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit”, tha Erdoğan.

Duke theksuar se aktualisht nuk ka asnjë vend me popullsi muslimane në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Erdoğan potencoi:

“Si është e mundur? Ne duam drejtësi. OKB-ja është formuar për të vendosur drejtësinë, por a kemi ne aktualisht një qasje të tillë?. Nuk e kemi. Ne do të vazhdojmë ta kërkojmë, ne kërkojmë drejtësi për njerëzimin, herët a vonë do t’ia dalim. Ndoshta jo menjëherë, por një ditë me siguri do t’u përgjigjen kërkesave tona për drejtësinë e të gjithë të shtypurve në botë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit