0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Siri, vazhdojnë evakuimet nga kampi Jermuk dhe Homs

Më të lexuarat

AL-BAB/ANKARA (AA) – Autokolona e gjashtë e autobusëve me pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) dhe familjet e tyre dhe e dyta nga rajonet e bllokuara nga regjimi i Bashar al-Asadit dhe mbështetësit e tij në pjesën periferike veriore të Homsit arritën sot në Al-Bab të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetarëve të AA-së në Al-Bab, autokolona e gjashtë nga vendbanimet Jelde, Bebbile dhe Bejt Sahim në Jermuk dhe e dyta nga pjesa veriore e Homsit, rajone të rrethuara dhe të përballura me sulmet e regjimit, kanë arritur në afërsi të qytetit verior sirian Al-Bab, i cili vitin e kaluar u pastrua nga terroristët në kuadër të operacionit turk “Mburoja e Eufratit”.

Autokolona me 39 autobusë që transportonin 655 persona të nisur nga kampi Jermuk gajtë ditës së djeshme, u shoqëruan nga dy ambulanca.

Nga kampi pritet të evakuohen edhe afërsisht 8.000 persona të tjerë.

Sipas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet grupeve të armatosura të opozitës dhe regjimit sirian më 29 prill, luftëtarët e ULS-së dhe të afërmit e tyre u lejuan të largoheshin nga pjesë të kampit të refugjatëve Jermuk pranë kryeqytetit Damask.

I vendosur tetë kilometra në jug të kryeqytetit Damask, kampi Jermuk është i banuar kryesisht nga refugjatë palestinezë.

Autokolona e dytë nga Homsi arrin në veri

Evakuimet e detyrueshme nga Homsi filluan dy ditë më parë, pas negociatave mes opozitarëve dhe regjimit me ndërmjetësim të Rusisë.

59 autobusë nga Homsi që transportonin 2.803 persona kanë arritur po ashtu në afërsi të qytetit Al-Bab.

Një sipërfaqe prej 592 kilometrash katrorë e kontrolluar nga opozitarët në veri të Homsit mbahet nën bllokadë prej pesë vitesh. Në rajon jetojnë mes 200-250 mijë njerëz.

Rajoni ishte vendosur në kuadër të zonave të deeskalimit përmes marrëveshjesve të Astanas në maj të vitit 2017 nga Turqia, Rusia dhe Irani. Megjithatë, pas marrjes së kontrollit mbi Gutën Lindore, regjimi kishte filluar të ndërmarrë sulme intensive në këtë rajon dhe në kampin Jermuk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit