-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Afrikë Qendrore: Të krishterët bastisën burgun, 5 muslimanë të vrarë

Më të lexuarat

Të krishterët hynë në burgun qendror në Bangui, kryeqytet i Afrikës Qendrore, dhe vranë pesë ish-ushtarë të grupit seleka të cilit ishin duke u mbajtur në burg.

“Një turmë e krishterë shkoi në burgun Ngaragba ku po mbaheshin në burg disa ish-ushtarë të grupit seleka, hynë në burg dhe i vranë pesë prej tyre”, ka thënë për agjencinë Anadolu Sandou Jean Pierre, zëdhënës i forcave paqëruajtëse afrikane, MISCA.
“Turma kishin thyer muret e burgut dhe disa të burgosur ikën”, shtoi zëdhënësi i MISCA.
“Por, për fat të keq pesë ushtarë ishin vrarë”, tha ai, duke refuzuar të jap numrin e saktë të të burgosurve të cilët janë duke u mbajtur brenda në burg.
Muslimanët në Afrikën Qendrore po përballen me dhunë të shkaktuar nga të krishterët, shumicë në këtë vend, të cilët po i vrasin dhe torturojnë muslimanët.
Ushtarët francezë po heshtin ndaj mizorisë që po u bëhet muslimanëve në këtë vend, duke mos bërë asgjë për t’i parandaluar këto vrasje./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit