-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rektori i dhe Profesorët e UP-së ‘mashtrues’

Më të lexuarat

Rektori, një dekan dhe disa profesorë të UP-së kanë publikuar gjatë dy vjetëve punime në një “revistë shkencore” të Indisë dhe kjo u ka shërbyer për t’u avancuar në grada akademike. Kanë mashtruar me këto publikime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo është një revistë e rreme dhe publikon çfarëdo përmbajtjeje, në rast se autori paguan një shumë parash. E tregon këtë shembulli i Filan Fistekut me “Manifestin” e Marksit.

Duke vepruar në kundërshtim me etikën, është marrë “Manifesti” i Marksit. Fillimisht i është ndërruar titulli nga “Parimet e komunizmit” në “Parimet e menaxhimit të manifestuar në universitetin publik në një vend në zhvillim: rasti i Kosovës”.

Pastaj është kopjuar përmbajtja e 12 pikave të para të “Manifestit” dhe me disa ndryshime është përcjellë për botim në revistën e Indisë.

Mashtrimet që ka bërë Universiteti më i madh publik që ka Kosova nuk ndërlidhen vetëm me kuadrin akademik. Ky institucion, imazhi i të cilit ka rënë me të madhe pas lufte, ka paguar gati 3 900 euro në 2012-n, për një “çmim” me vlerë të dyshimtë. /Koha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit