-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Muhamedi alejhi selam, ti dhe sprovat

Më të lexuarat

Ndoshta ty të ka goditur njëra nga këto apo disa, ndërsa të dërguarin e Allahut e kanë goditur që të gjitha. Andaj, duro!

– A të kanë vdekur të dy prindërit?
I dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, është rritur jetim.

– A të ka vdekur ndonjë fëmijë?
Të dërguarit të Allahut i kanë vdekur të gjithë fëmijët sa ka qenë gjallë, përveç Fatimes, Allahu qoftë i kënaqur me atë.

– A të ka akuzuar dikush në nderin tënd?
I dërguari i Allahut është akuzuar për nderin e gruas së tij, Aishes, Allahu qoftë e kënaqur me atë.

– A të është ngushtuar kjo botë dhe nuk ke pasur furnizimin e një dite?
Në shtëpinë e të dëguarit të Allahut nuk është ndezur zjarri një muaj.

– A ke borxhe?
Ka vdekuar i dërguari i Allahut, ndërsa mburoja e tij ishte hipotekë tek çifuti.

– A je kërcënuar me vdekje?
I dërguari i Allahut ishte i kërcënuar nga çifutët dhe paganët.

– A je nënçmuar ndonjëherë nga ndokush?
Të dërguarit të Allahut ia kanë vendosur zorrët e deves mbi atë.

– A i bart peripetitë dhe telashet e një çështjeje?
I dërguari i Allahut ka bartur dertin e davetit dhe mesazhit.

– A të ka përgënjeshtruar ndokush dhe ta ka refuzuar fjalën tënde?
Të dërguarin e Allahut e ka përgënjeshtruar populli i tij dhe ia kanë refuzuar fjalën e tij.

– A je akuzuar për diçka që nuk e ke vepruar?
I dërguari i Allahut është akuzuar për magji dhe çmenduri.

– A je lodhur nga adhurimi?
Të dërguarit të Allahut iu janë ënjtur këmbët nga namazi i natës.

Përsëri: Ndoshta ty të ka goditur njëra nga këto apo disa, ndërsa të dërguarin e Allahut e kanë goditur që të gjitha. Andaj, duro!

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit