7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Emiratet e Bashkuara Arabe iu përgjigjen pretendimeve të qeverisë së Jemenit

Më të lexuarat

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) iu përgjigjën akuzave të qeverisë së Jemenit për “shkelje të sovranitetit” të bërë në lidhje me ishullin Sokotra, duke thënë se “Nuk synojmë territoret e Jemenit”.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara thuhet se prania ushtarake në territoret e çliruara të Jemenit, përfshirë edhe ishullin Sokotra, është në kuadër të forcave të koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite.

“Forcat e Emirateve të Bashkuara Arabe luajnë rol paralel në vendosjen e sigurisë dhe ruajtjen e stabilitetit si dhe në mbështetje të projekteve të zhvillimit dhe të banorëve të ishullit Sokotra”, thuhet në deklaratë e cila vijon me këto fjalë: “Emiratet e Bashkuara Arabe nuk synojnë asnjë pjesë të territorit të Jemenit. Çdo hap që Emiratet hedhin në Jemen janë në drejtim të vendosjes së sigurisë dhe stabilitetit, për mbështetje të qeverisë legjitime dhe të popullit të Jemenit”.

Ndërkaq në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Emirateve në lidhje me pretendimet e qeverisë së Jemenit se “Roli që e luajnë Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e pasqyron të vërtetën dhe se nuk u qaset në mënyrë të drejtë përpjekjeve të bëra në kuadër të koalicionit”, thuhet se prapa kësaj fushate, ku në objektiv janë marrë Emiratet e Bashkuara dhe roli i tyre në ishullin Sokotra, qëndrojnë Vëllezërit Mysliman (Ihvan) dhe përkrahësit e tyre.

Në këtë fazë duhet të përqendrohen në shpërndarjen e rrezikut që paraqesin huthitë dhe se çështja e “shkeljes së sovranitetit” nuk ka të bëjë me gjendjen aktuale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit