Në sulmet ajrore të ndërmarra nga avionët luftarak të regjimit të Beshar Esadit në Siri ndaj një vendbanimi civil brenda kufijve të zonës së çtensionuar të Idlibit, kanë humbur jetën 4 civilë.
Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Idlib, Mustafa Haxh Jusuf bëri të ditur se vendbanimet civile në zonën rurale të Idlbit dje në mesditë u bombarduan nga ajri në mënyrë intensive.
Duke vënë në dukje se në sulmet ajrore të ndërmarra ndaj vendbanimeve civile në Xhishr Esh-Shugur në perëndim të Idlibit janë vrarë 4 civilë, Haxh Jusuf tha se në këto sulme u plagosën edhe një numër i madh i civilëve.
Haxh Jusuf gjithashtu bëri të ditur se ndaj sulmeve ajrore dhe tokësore të ndërmarra gjatë ditës së djeshme kanë qenë të ekspozuara qytezat Xhishr Esh-Shugur dhe Bidama si dhe fshatrat Naxhije, Termela dhe Orajnibe.
Sipas të dhënave të publikuara nga drejtoria e Mbrojtjes Civile në Idlib bëhet e ditur se në sulmet ajrore dhe tokësore të regjimit të Esadit dhe përkrahësve të tij të ndërmarra prej fillimit të vitit e këtej janë vrarë 662 civilë, në mesin e të cilëve 149 fëmijë dhe 121 gra, ndërsa janë plagosur mbi 4 mijë e 201 civilë.