2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

(Video) Mësoni të kontrolloni se kush po e përdor wireless-in e shtëpisë suaj

Më të lexuarat

Nëse keni probleme me shpejtësinë e ulët të internetit në rrjetin tuaj wireless dhe dyshoni se dikush mund të ketë hyrë pa të drejtë dhe po e përdor atë, “Who Is On My Wi-Fi” është mjet i dobishëm për Windows që ju tregon ekzaktësisht të gjithë ata që po përdorin rrjetin tuaj wireless. Pasi instalohet, “Who Is On My Wi-Fi” ju lejon të vendosni një rang IP-sh që dëshironi të skanojë aplikacioni ose mund ta lini të skanojë gjithë rrjetin e shtëpisë për të parë se cilat pajisje janë të lidhura me të. Do të shihni adresat IP, ato MAC, emrat e kompjuterëve (nëse e transmetojnë), statusin e lidhjes etj. Ndoshta ajo që është më tepër interesante për aplikacionin është fakti se për ta përdorur nuk keni nevojë të keni të drejta administruese nga kompjuteri ku po e përdorni. Edhe nëse jeni thjesht një klient në rrjet, mund ta hapni dhe të shihni se cilat pajisje të tjera po e përdorin. Pasi të merrni listën e secilës pajisje, mund të shikoni me kujdes se cilat janë tuajat dhe cilat nuk i njihni. (PCWorld Albanian)/kohaislame  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit