Shkruan: Bujar ISMA
Sa e djallëzuar duket dora e atij që shkruan kundër popullit të vet, dorë kjo që nga urrjetja dridhet ta hedh në letër atë që mban në zemër , dhe kjo e fundit si duket do të pëlcas nëse nuk e realizon qëllimin e saj jo fisnik!
Pjesmarja e njerëzve të pakualifikuar në debate, bën që shoqëria të habitet prej mendimeve shumë subjektive. Nga radhët e panelistëve që ftohen në meidiet kosovare, shohim njerëz të cilët mbajnë peshë të rënd mllefi, e më pas po gjejnë hapsirën se ku ta shkarkojnë atë. Është gazetari ai që nuk di të mbaj nën kontrollë intervistën duke paragjykuar apo i ftuari që nuk di të përgjigjet, kjo çështje është e dorës së dytë. Mirëpo brengosës është informacioni i devijuar që po merr audienca e pafajshme.
Mund të paramendohet fotografia e shpërlarjes së trurit, kur publiku ulet para ekranit televiziv dhe nga aty sheh pamje të përzgjedhura nga një redaksi e tërë që mban mbi supe përgjegjësinë e informimit. Sa i dhimbshëm është fakti kur në televizione tona prezantohen të “diturit” që flaisn për çështje që aspak nuk u takojnë, ndërsa nga jashtë ekranit, shikuesi vazhdimisht proteston me kundërshtimin lidhur me atë që thuhet në televizion. Edhe pse ai nuk pajtohet, nuk e pyet askush, ndërkaq muhabeti vazhdon dhe prek gjithandej ndjenjat e publikut që vazhdimisht është viktimë, ndërsa të pranishmit në debat kënaqen duke shprehur mllëfin e tyre.
Sa e djallëzuar duket dora e atij që shkruan kundër popullit të vet, dorë kjo që nga urrjetja dridhet ta hedh në letër atë që mban në zemër , dhe kjo e fundit si duket do të pëlcas nëse nuk e realizon qëllimin e saj jo fisnik! Kjo vërehet edhe nga fytyrat tinëzake që kënaqen kur debati tashmë merr formatin e “duhur”, pra të çoroditur nga zhurma dhe morali jo i kënaqshëm i panelistëve. Një debat i mrëfilltë kurrë nuk nënkupton ikjen nga tema e as devijimin e argumenteve. Debati parasheh temë të caktuar, të ftuarit që janë të denjë të flasin për temën, të cilët prezantohen me argumente shkencore, gazetar jo subjektiv, dhe medium ta pavarur nga etika e dobët editoriale. Debati i tillë është frytdhënës padyshim.
Fatkeqsisht, debatet në mediet tona që në fillim humbin orientimin e duhur. Ato madje, tejkalojnë pamfletin në të cilin edhe mllefi është i kufizuar. Nga ky kënd duket qartë se publiku po injorohet me të madhe, ndërsa si pasoj e heshtjes atyre u servohet çdo ditë e më tepër materiali që po rrënon shoqërinë tonë.
Nuk është për t’u habitur fakti kur gazetarët me renome botërore, pas një takimi të përbshkët rezultuan se gazetaria tashmë është duke vdekur. Kjo ndodh pikërisht për këtë shkak. Sepse në vendin tonë gjithashtu, vërehet qartë se si informacioni shoqërohet me argëtim, duke bërë shaka me një ngajrje të vërtët që për dikë është shumë e dhimbshme, e nga mediumi i pa mëshirshëm shndrohen në tallje që përsëri prek rënd ndjenjën e shikuesit.
Është koha që audienca të marr timonin në duar, sepse mjeti i informimit nuk po e qon në rrugën e duhur. Shikuesi, lexuesi apo dëgjuesi kosovar duhet të jetë më syhapur, ta kuptoj një herë e mirë se është duke u informuar keq, mdaje shumë keq! Andaj, çdo informacion duhet ta marrin me rezervë dhe duhet ta lujanë vet rolin e gazetarit të mirëfilltë sepse nuk ka mbetur ndokush që t’ua prezantojë një informacion si duhet, ngase politika editoriale përcakton se cilës së keqe t’i thuhet e mirë dhe cilës së mirë t’i thuhet e keqe. Ky është realiteti i medieve tona dhe i njerëzve të “ditur” që prezantojnë në to e që janë aq shumë të papërgjeshëm.
O popull ! Tani më shumë se kurrë është radha juaj. Dënojeni çdo keqinformues duke e bojkotuar atë!