8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Bozdağ: Kudsi është vija kuqe e botës islame

Më të lexuarat

DAKKA (AA) – Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdağ, tha se Kudsi është vija kuqe e botës islame. Ai ka theksuar se samiti i jashtëzakonshëm islam i mbajtur në Stamboll më 13 dhjetor 2017, i dha një mesazh në kohë komunitetit ndërkombëtar për ruajtjen e statusit historik dhe ligjor të Kudsit si kryeqytet i Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kudsi është vija kuqe e botës islame. Ne duhet të bashkojmë përpjekjet tona për të parandaluar hapat e hedhur kundër gjetjes së një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme ndaj çështjes palestineze”, është shprehur Bozdağ, duke përfaqësuar Turqinë në takimin e 45-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), mbajtur në kryeqytetin e Bangladeshit, Dakka.

Ai theksoi se pozita gjeografike e vendeve të organizatës fatkeqësisht tronditet nga luftëra të brendshme, terrorizmi, krizat humanitare dhe shumë elementë të tjerë destabilizues. Bozdağ tha se “Pavarësisht se është eliminuar në masë të madhe kërcënimi me burim nga DEASH-i në Siri dhe Irak, vërehet se organizata të tjera terroriste si El Shebab, Boko Haram, PKK/YPG dhe FETO janë ende aktive në shumicën e vendeve anëtare dhe përbëjnë pengesë për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin”.

Sipas tij, ka një pritshmëri të madhe për ndalimin e gjakderdhjes në Siri, për pastrimin e vendit nga të gjithë terroristët dhe arritjen e një zgjidhjeje politike. Bozdağ ka shpjeguar se mbajtja e zgjedhjeve që janë afër në Irak në një situatë të qetë dhe paqësore do të mundësojë rindërtimin dhe zhvillimin e shpejtë të vendit.

Duke tërhequr vëmendjen në persekutimin që po përjetojnë muslimanët e Arakanit, Bozdağ tha se Bangladeshi në këtë çështje ka marrë përsipër një përgjegjësi të rëndësishme pavarësisht burimeve të kufizuara që ka, ku për këtë arsye vendet anëtare duhet të tregojnë më shumë përpjekje për të lehtësuar peshën e Bangladeshit.

Bozdağ, në fjalimin e tij ka vënë theksin në bashkëpunimin kundër terrorizmit dhe është shprehur se “Ekziston nevoja për një solidaritet dhe bashkëpunim më të fortë mes anëtarëve të organizatës sonë në çdo çështje, nga lufta kundër terrorizmit, mirëqenia ekonomike e deri në çështjet e zhvillimit, emigracionit, stabiliteti dhe paqes”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit