9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Benedikti XVI “zhveshi” 400 priftërinj në 2 vjet

Më të lexuarat

Afro 400 priftërinj janë “zhveshur” përgjatë 2 vitesh nga ish-Papa Benedikti XVI, pas akuzave për abuzime me fëmijët, ka konfirmuar Vatikani.

Statistikat për vitet 2011 dhe 2012 tregojnë një rritje dramatike krahasuar me vitet e mëparshme, sipas një dokumenti të siguruar nga “Associated Press”, i cili ishte pjesë e materialeve të mbledhura nga Vatikani për seancën degjimore në OKB, të enjten.

Kjo ishte hera e parë që Selia e Shenjtë u përball publikisht me akuzat për abuzime seksuale nga ana e klerit. Zyrtarë të Kishës, në seancën e Gjenevës, u përballën me një breshëri pyetjesh të vështira, duke nisur nga ajo se pse i fshehin të dhënat, e deri tek ajo se çfarë po bënin për të shmangur abuzime në të ardhmen.

Avokatët e viktimave u ankuan se ende mungonte transparenca. Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, fillimisht tha se raportimi i “Associated Press” ishte bazuar mbi një lexim të gabuar të të dhënave. Por, më vonë, ai tërhoqi deklaratën e tij, duke konfirmuar për BBC se historia ishte e saktë.

Statistikat e fundit tregojnë se numri i priftërinjve të “zhveshur” në 2011 dhe 2012 ka qenë më shumë se dyfishi i 171 priftërinjve të larguar nga kisha në 2008 dhe 2009, kur Vatikani bëri për herë të parë publike të dhënat e tij. /tch/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit