0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dalin dëshmi tronditëse për arsimtarin pedofil

Më të lexuarat

Këtë dëshmi, kjo nxënëse e ka dhënë edhe në prokurorinë e Sarandës në prani të një psikologu, ku ka konfirmuar deklaratat e shoqes së denoncuese.

“Kur dalim në pushim e mban në klasë dhe i thotë pse nuk del jashtë. Nuk dua, i kishte thënë ajo. Edhe po nuk dole jashtë do të të vë katër, po dole jashtë do të të vë dhjetë”, vijon ajo.

Ndërsa babai i të miturës, tregon se mësuesi Neshat Tepelena e ka marrë të paktën 10 herë në telefon, duke i bërë presion për heshtjen e vajzës së tij, shoqe klase me denoncuesen.

“Kam një problem më thotë mua. Çfarë halli i them. Do ta dëgjosh, më thotë mua, por porosit vajzën që: Pe gjë, s’pashë gjë! Dhe unë për momentin i thashë si është puna, si është puna por ai nuk më tregoi gjë në telefon. I them vajzës, si është puna? Pastaj më tregon”, tregon prindi.

Si banor e prind, ai kërkon që çështjes t’i shkohet deri në fund edhe pse shprehet mosbesues tek drejtuesia, duke iu referuar një rasti të ngjashëm të vitit 2003, ku mësuesi Tepelena e kaloi vetëm me vërejtje.

“Sot ajo, nesër mund ta ketë radhën vajza ime. Ne fëmijët i çojmë në shkollë për të mësuar, nuk i çojmë për…”, rrëfen babai i shoqes së minorenes.

60 vjeçari, Neshat Tepelena, ndodhet aktualisht në qeli me masë sigurie “arrest me burg”, por provat dhe dëshmitë flasin për një skandal të madh pedofilie në shkollën e Kalasës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit