3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pas festës së 1 Majit, nga Gërmia largohen 27 tonë mbeturina

Më të lexuarat

Festa e 1 Majit apo siç njihet ndryshe edhe si “Dita e punëtorëve” sikurse çdo vit tjetër edhe këtë vit është festuar në Kosovë.

Ndonëse papunësia në vendin tonë vazhdon të jetë e madhe, shumica e qytetarëve kishin vendosur që të relaksohen në parkun e Gërmisë e pak prej tyre të dilnin e të protestonin siç edhe ka ndodhur në shumë vende të botës.

E numër i madh i qytetarëve u panë sot në parkun e Gërmisë, gjë të cilën e dëshmon edhe numri i madh i mbeturinave të cilat janë mbledhur sot pasdite.

Nga parku i Gërmisë janë larguar 27 ton mbeturina. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

” Një numër i madh i qytetarëve ka vizituar Germinë sot. Sonte është pastruar. 27 tonë mbeturina janë dërguar në deponi në Mirash”, ka shkruar Ahmeti. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit