2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Statusi i ushtarëve të UÇK-së në Maqedoni ende i pazgjidhur

Më të lexuarat

Shkup, 1 nëntor – Morën armët për të fituar të drejtat njerëzore e kombëtare që u takojnë. Disa u vranë të tjerë mbeten invalidë e shumë nga ta sot kanë epitetin e veteranit.

Këta janë ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të cilët në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, bënë që të drejtat e shqiptarëve të avanocohen më shumë e më shpejt.

Por edhe pse kanë kaluar më shumë se një dekadë nga mbarimi i konfliktit i cili solli edhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, statusi i atyre që bënë luftën e atyre që ranë për të drejtat e tyre nuk është zgjidhur.

Partitë përkundër shumë premtimeve të dhëna, edhe më tej nuk ka arritur të ndikojë në Qeveri që të zgjidhet statusi i familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së.

Sigurisht, zgjidhja e kësaj Çështjeje ishte gjithmonë premtim fushatash elektorale, edhe ashtu siç ishte edhe në atë të vitit 2011?.

Në fakt, një përpjekje e BDI-së për të zgjidhur këtë çështje ishte bërë në në maj të vitit 2013, por gjithçka më pas ishte bllokuar.

Për më tepër, iniciativa e BDI-së kishte ndodhur pas kërkesës së VMRO-DPMNE, që drejtonte Qeverinë, e cila kishte kërkuar plotësimin e ligjit për pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë pjesëmarrëse në konfliktin e vitit 2001, ose siç njihet ndryshe “Ligji i Branitellave”.

Partia maqedonase e cila ishte në koalicion qeverisës me BDI-në e Ali Ahmetit, kërkonte rregullimin e statusit të forcave maqedonase që kishin marrë pjesë në konflikt kundër shqiptarëve dhe ish UÇK-së, duke u dhënë beneficioneve dhe kushte speciale.

Kjo bëri që BDI-ja të tentojë që në të njëjtën pako ligjore të gjendet zgjidhje edhe për statusin e veteranëve dhe failjeve të dëshmorëve të UÇK-së. Mirëpo kjo çështje akoma është zvarritur edhe më tej, pasi komisionet parlamentare kanë ngecur në debatet për të diskutuar mbi projektligjin e VMRO-DPMNE-së, për statusin special për branitellatí maqedonase.

Megjithëkëtë, të vetmit që janë konsistent në kërkesën e tyre për këtë çështje janë shoqatat e veteranëve.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fazli Veliu, disa herë ka shprehur kërkesën për të zgjidhur statusin e U«K-së dhe ndalimin e nëpërkëmbjes së veteranëve të UÇK-së.

Kërkesa për zgjidhje për statusin e UÇK-së është bërë edhe nga diplomatë perëndimor, të cilët kërkojnë që kjo zgjidhje të jetë në pako dhe një formë pajtimi me zgjidhjen e statusit edhe të branitellave maqedonas.

Nga ana tjetër në një deklart për media Besim Hoda thotë se askush nuk ka të drejtë të përdorë idealin e UÇK-së vetëm në momente të caktuara ndërkohë që ka lënë mënjanë zgjidhjen e statusit të tyre dhe zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në përgjithësi.

“Në emër të UÇK-së mund të thirren të gjithë ata individë, grupacione apo subjekte politike të cilët përnjëmend kanë qasje drejt zgjidhjes së statusit të shqiptarëve në Maqedoni dhe absolutisht jo në momente parciale për të përmendur vetëm ligjin ndaj pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve. BDI-ja ka dështuar në përfaqësimin e vlerave të luftës dhe ka shkelur konkretisht mbi të gjithë atë gjak dhe ideal mbarëkombëtar”, tha Besim Hoda, Kryetari i OVL UÇK-së.

Mirëpo deputeti i BDI-së, Artan Grubi nga BDI-ja nuk pranon se ish ushtarët e UÇK-së janë lënë mënjanë. Sipas tij, përveç në Institucione shtetërore, ata kanë mbështetjen e kësaj partie. Grubi madje mos zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve e quan “lëshim të vogël”.

“Përdorimi i UÇK-së nuk është vetëm për fushatë zgjedhore për arsye se vetë Ali Ahmeti është UÇK-ja, vetë BDI-ja është pasuese e UÇK-së dhe shumica dërrmuese e ushtarëve janë në radhët e BDI-së dhe institucioneve të vendit. Ne jemi në kontakt të përhershëm, ata janë pjesë të strukturave tonë dhe institucioneve dhe në qoftë se ka pasur ndonjë lëshim të vogël, ne do t’ju qëndrojmë prapa”, deklaroi kohë më parë, Artan Grubi/Zhurnal.mk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit