19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Izraeli ka plagosur mbi 30 sportistë gjatë tubimeve në Gaza

Më të lexuarat

GAZA (AA) – Mbi 30 sportistë palestinezë kanë mbetur të plagosur nga zjarri i ushtarëve izraelitë, gjatë tubimeve anti-pushtuese njëmujore që po mbahen në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shumë nga sportistët, kanë pësuar lëndime serioze në kokë”, deklaroi Ahmed Muheisen, nënsekretar i Ministrisë për Rini dhe Sport në Rripin e Gazës.

Në një konferencë për mediat të mbajtur të dielën, ai tha se disa nga sportistët është dashur t’i nënshtrohen amputimit të njërës nga gjymtyrët , duke përmendur rastin e Alaa Al-Dali, çiklistin palestinez i cili po stërvitej të përfaqësoj Palestinën në kampionatin e Azisë.

“I bëjmë apel bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave për të drejtat e njeriut të veprojnë në kuadëqr të kompetencave për të mbrojtur rininë palestineze dhe fëmijët dhe gratë palestineze”, tha Muheisen.

Ai bëri thirrje për nisjen e një hetimi ndërkombëtar për krimet e pushtuesit izraelit kundër protestuesve paqësorë.

Mijëra palestinezë në kufirin e Gazës protestojnë në mënyrë paqësore dhe njëkohësisht shënojnë Ditën e Tokës për të kujtuar 30 marsin e vitit 1976, kur Izraeli u konfiskoi atyre mijëra hektarë tokë.

Deri më tani, 46 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 6.000 të tjerë janë plagosur në protesta. Është planifikuar që protestat të vazhdojnë deri në mes të majit.

Dita e Tokës në Palestinë shënohet që nga viti 1976 dhe kjo është në një mënyrë simbol i rezistencës së palestinezëve për të marrë tokën e tyre, dhe gjithashtu të theksojnë përgjegjësinë e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e popullit palestinez, krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe kthimin e refugjatëve palestinezë në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit