2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Yildirim: Menbixhi do të pastrohet nga PKK-ja, me ose pa marrëveshje me Amerikën

Më të lexuarat

Kryeministri Binali Yildirim tha se ekzistenca e organizatës separatiste terroriste PKK në Menbixh të Sirisë është një kërcënim.

Jëlldërëm iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një transmetim të drejtpërdrejtë dhe të përbashkët të disa kanaleve televizive private.

Ai tha se për Menbixhin, në periudhën e Sekretaritë amerikan të mëparshëm të Shtetit, Rex Tillerson, ishte bërë një marrëveshje dhe ishte përcaktuar një hartë rrugore 90 ditësh.

Pas ardhjes në detyrë të Sekretarin amerikan të ri të Shtetit, Mike Pompeo ku proces u rivlerësua – tha Jëlldërëm dhe shtoi se Turqia, e cila kërkon tërheqjen e zgjatimeve të PKK-së në rajon PYP-YPG, dëshiron që këtë çështje ta zgjidhë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha gjithashtu se ne Menbixh jetojnë kryesisht arabët dhe turkmenët dhe grupe të tjera etnike por PKK-ja nuk e lë të qetë popullin e rajonit.

“Ne i themi Amerikës: ‘Ashtu siç na e keni premtuar më parë, të boshatiset rajoni, të pastrohet nga terrori’. Nëse ata nuk e bëjnë këtë atëherë ne do të bëjmë atë që nevojitet. Shpresoj që të mos detyrohemi të bëjmë një gjë të tillë (operacion si në Afrin), do ishte më mirë që këtë ta zgjidhnim me Amerikën. Sepse aty është edhe ekzistenca e Amerikës, edhe e Rusisë edhe e forcave të koalicionit. Për këtë arsye do të ishte më mirë ta zgjidhnim me Amerikën por për ne ekzistenca e PKK-së në Menbixh është kërcënim është çështje sigurie dhe duhet zgjidhur patjetër. Në një farë mënyre do të zgjidhet” tha Kryeministri Binali Yildirim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit