Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim për sanksione të reja ndaj Mianmarit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Këshilli i BE-së thuhet se është marrë vendim për sanksione të reja që zgjeron embargon aktuale për armët dhe si objektivë merr ushtrinë e Mianmarit.
Në deklaratë thuhet se është përkufizuar edhe shitja e pajisjeve për Mianmarin, të cilat mund të përdoren për rritjen e presionit në vend.
Duke bërë të ditur se është ndaluar edhe bashkëpunimi dhe realizimi stërvitjeve ushtarake me ushtrinë e Mianmarit, në deklaratë thuhet se disa prej pjesëtarëve të ushtrisë janë futur në listën e sanksioneve, ku janë marrë masat kufizuese.