Bilal Erdogan, i biri i Presidentit turk, vizitoi Novi Pazarin, një qytet musliman në Serbi, me rastin e çeljes atyr të një ekspozite të gjuajtjes me hark osman.
Aty, ai përcolli mesazhin se sot, duke parë zhvillimet globale, Islami dhe muslimanët mund të rimarrin frenat e udhëheqjes së botës si dikur.
“Bota dhe qytetërimet nuk janë gjithnjë statike, kanë ulje dhe ngritje. Ne jemi dëshmitarë të një qytetërimi perëndimor me plot shkëlqim, por që tashmë po përjeton një krizë ekonomike dhe që e ka të vështirë bëjë progres. Në një mjedis të tillë, ne kemi mundësi për të ripërtërirë dhe të ringjallur të gjitha ato vlera që Perëndimi i ka braktisur. Paraardhësit tanë ishin më të mirë në hark. Sot, ne duhet të jemi më të mirët në teknologji duke u udhëhequr nga fryma e tyre”, tha Bilal Erdogan. /tesheshi.com/