12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Jeremiq: Thaçi e Vuçiq u pajtuan për këmbim territoresh, por nuk lejoi Amerika

Më të lexuarat

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar sot se presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, janë pajtuar për këmbim territoresh, por ky opsion dështoi, për shkak se faktori ndërkombëtar, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, thanë se është i papranueshëm çfarëdo ndryshimi i kufijve, qoftë edhe me pëlqimin e ndërsjellë.

Në një intervistë për gazetën “Vreme”, Jeremiq ka thënë se Vuçiqi dhe Thaçi u takuan më 13 mars në Paris, dhe pastaj një javë më vonë në Nju Jork, që ishte një përgatitje për takimin e tyre të përbashkët me Federica Mogherini, më 23 mars në Bruksel.

Sipas Jeremiqit, Vuçiq shprehu gatishmërinë e tij për të nënshkruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila praktikisht do t’i mundësonte ulëse Kosovës në OKB, por ka vlerësuar se është e nevojshme që të fitonte diçka të prekshme për këtë.

“Ideja e tij ishte të merrte ndarjen e Kosovës, me saktësisht veriun e Kosovës, gjë të cilën e ka refuzuar Thaçi”, ka thënë Jeremiq.

Në takimet në Paris dhe në Nju Jork, sipas Jeremiqit, “Vuçiq ka shkuar një hap më tej dhe ka ofruar këmbim të territorit, që në këtë paketë përveç ulëses në OKB, Kosovës t’i takojnë komunat në jug të Serbisë, dhe Thaçi u pajtua me këtë”.

“Problemi lindi kur akterët ndërkombëtarë, sidomos SHBA-të, thanë se në parim është i papranueshëm çdo ndryshim kufijsh, qoftë edhe nëse të dy palët pajtohen për këtë, sepse kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm, i cili do të mund të zbatohej edhe diku tjetër në Ballkan”, tha Jeremiq.

Ish-ministri i jashtëm serb dhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Jeremiq thotë se pas kësaj u krijua një problem serioz për Vuçiqin, sepse ai shumë më herët është obliguar për të nënshkruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, “dhe tani duket se për këtë nuk do të fitojë asgjë”.

“Pika e fundit për të cilën Vuçiqi dhe Thaçi ishin marrë vesh ishte skenari i arrestimit të Gjuriqit në në veri të Kosovës”, thotë Jeremiq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit