-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

OKB e paaftë në ofrim të ndihmës për sirianët

Më të lexuarat

Programi Botëror për Ushqim i OKB-së (WFP) nuk është në gjendje që popullatën në krahinat lindore të Sirisë dhe në qytetet e rrethuara në afërsi të kryeqytetit të arrijë t’i furnizojë me ndihma ushqimore, e që janë shumë të nevojshme, ka thënë një zëdhënës të martën.

Kjo agjenci shpreh shqetësimin e saj për raportimin e kequshqyerjes në zonat e rrethuara, sidomos gjendjen e fëmijëve në luftën gati tri vjeçare, dhe bëri thirrje për angazhim më të madh në këtë drejtim.
“WFP është tejet e shqetësuar për njerëzit që jetojnë në zonat e rrethuara. Gjendja e tyre e të ushqyerit pritet të përkeqësohet në mënyrë të konsiderueshme,” ka thënë zëdhënësja Elisabeth Byrs në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
Organizata është përpjekur disa herë gjatë muajve të fundit që të arrijë në zonat që gjenden nën rrethim në Damask dhe rreth tij, sidomos në Mouadamiya, Nashabiyeh, Douma, Harasta dhe Yarmouk, por nuk ka pasur sukses.
WFP i duhet të shtojë 35 milionë dollar për çdo javë për të plotësuar nevojat ushqimore të njerëzve si brenda ashtu edhe jashtë Sirisë, ka bërë të ditur Byrs.
Lufta civile në Siri ka lënë të vrarë më shumë se 100,000 njerëz dhe 2.3 milion refugjatë janë shpërngulur jashtë vendit. 4 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda Sirisë./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit